SHKODËR

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur këtë mbrëmje në Shkodër.

Nga të dhënat e para, raportohet se një makinë ka përplasur një person me biçikletë, në aksin Shkodër-Hani i Hotit. Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e biçikletës, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

“BalkanWeb” mëson se viktimë ka mbetur 49-vjeçari Agim Shkambaj, i cili është përplasur nga efektivi i policisë, Gjergj Gjeloshi, teksa ky i fundit ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip “Fiat”.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 29.01.2021, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Koplik – Shkodër, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi Gj. Gj. 26 vjeç, ka goditur shtetasin A. Sh. 49 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi A.Sh është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe me pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Gj.Gj është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për sqarimin e rrethanave të aksidentit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb