Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Shkodër-Koplik. 28-vjeçari Klevis Duka, duke drejtuar makinën ka përplasur për vdekje një të moshuar, që po ecte me motor.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Balkanweb se viktimë ka mbetur 84-vjeçari Berhan Triepshi.
“Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi K. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T., rreth 84 vjeç.
Shtetasi B. T. ka humbur jetën, në spital.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
(Balkanweb)
