KAMEZ– Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Kamëz. Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Skëndërbej’, ndërsa mjeti me targë AA598DO me drejtues shtetasin Rezart Koleci ka përplasur një këmbësore me inicialet D.D rreth 65 vjeç. Policia ka shoqeruar drejtuesin e mjetit.

Njoftimi i policise:

Me datë 10.04.2017, rreth orës 12:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Kamëz, ka ndodhur një aksident. Menjëher në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Në rrugën “Skënderbej” në Kamëz, mjeti me targë AA 598 DO, me drejtues shtetasin Rezart Koleci ka aksidentuar një këmbësore shtetasen D.D., rreth 65 vjeçe. Për pasojë shtetësja D.D., ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb