Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore.

Policia njofton se shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një mur rrethues dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb