Gazetari Ervis Kuçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga aksidenti tragjik në aksin Levan -Tepelenë.

Policia njofton se janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”, ku kanë humbur jetën dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb