ELBASAN-Një 12-vjecare e cila mbeti e plagosur rëndë dje në një aksident në Xibrakë të Elbasanit ka humbur jetën gjatë ditës së sotme në spitalin e Traumes. K.D., 12 vjeçe banuese në Xhafzotaj Durrës ka humbur jetën si pasojë e plagëve.

Aksidenti me pasojë 7 të plagosur ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, tek nënkalimi në Xibrakë, ndërsa janë përplasur 3 automjete. Të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit Bahri Begu, 50 vjeç banues në Tiranë, pasi akuzohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:
Elbasan Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Bahri Begu, 50 vjeç banues në Tiranë. Arrestimi i tij, u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në fshatin Xibrakë duke drejtuar mjetin tip “Benz” veturë me targa AA 643 SB ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Toyota” me targa IZZ8177 drejtuar nga shtetasi D.D., 37 vjeç banues në Durrës dhe më pas është përplasur me mjetin tip “BMW” me targa AA 391 AO drejtuar nga shtetasi L.T., 32 vjeç banues në Korçë.

Si pasojë, janë aksidentuar pasagjerët, shtetasit: K.D., 12 vjeçe banuese në Durrës ( vajza e drejtuesit të mjetit Toyota) e cila ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. J.D., 5 vjeç banues në Durrës. ( djali i drejtuesit të mjetit tip Toyota) S.D., 35 vjeçe banuese në Durrës pasagjere në mjetin tip Toyota. S.B., 23 vjeçe banuese në Tiranë e cila ishte pasagjere në mjetin tip Benz Të tre të aksidentuarit ndodhen në Spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb