Një alarm për bombë ka shkaktuar panik sot në shkollën “Turgut Ozal”, ku menjëherë kanë mbërritur forcat xheniere për të kryer verifikimet.

Sipas burimeve, alarmi është ngritur pas një e-maili të dërguar në adresën e sekretares së shkollës, ku pretendohej për praninë e një bombe.

Forcat e sigurisë kanë kryer kontrolle të hollësishme, por nuk është gjetur asnjë gjurmë eksplozivi.

Ndërkohë, sektori i krimit kibernetik ka nisur hetimet për të zbuluar burimin e e-mailit kërcënues.

Edhe pse verifikimet nuk kanë konfirmuar ndonjë rrezik real, policia vijon të qëndrojë pranë shkollës për arsye sigurie, ndërsa stafi dhe nxënësit janë evakuuar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb