Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Bistri është deklaruar fajtor për veprën penale të korrupsionit, duke u dënuar me 5 vite burg. Ndërkohë për veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, Bistri është dënuar me 7 vite burg.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi reduktohet në 7 vite e 4 muaj burgim.
