Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

I arrestuar prej 10 shkurtit 2025, Veliaj kërkoi zëvendësimin me një masë më të lehtë sigurie kundrejt garancisë pasurore.

Sipas vendimit të marrë nga Apeli i Posaçëm me gjyqtar Engert Pëllumbin, Veliaj duhet të qëndrojë në qeli.

Screenshot 223
Screenshot 223

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po mbahet në ambientet e paraburgimit të Durrësit.

Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohen nga SPAK për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb