Deputeti demokrat Belind Këllici u pyet këtë të hënë në SPAK mbi një hetim pasuror që po zhvillon kjo strukturë antikorrupsion, ku ai është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni.

Deputeti qëndroi mbi 1 orë e 30 minuta duke dhënë shpjegime para oficerëve të policisë gjyqësore.

Burimet sqarojnë se pyetjet lidheshin me mënyrën e financimit të Kuvendit të Rithemelimit të PD më 11 dhjetor 2021, ku Këllici ishte një nga organizatorët.

“U thirra për një çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”, deklaroi ai vete per gazetaret pa dhënë detaje të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb