Kanë nisur përplasjet e para mes protestueve dhe policisë te ndërtesa e Kuvendit.
Bidonë me ujë dhe çadra janë hedhur drejt policisë, ndërkohë që duket se ka tentativa për të hyrë në sallën e parlamentit.
Protestuesit marshuan në këmbë nga Kryeministria në drejtim të Kuvendit.
Drejt ndërtesës qeveritare u hodhën bomba molotov, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
