Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka pranuar kërkesën e ish-efektivit të Gardës, Arbër Paplekaj, për kryerjen e një ekspertimi kriminalistik nga ekspertë të fushës në lidhje me vrasjen e ish-zyrtarit në Elbasan, Pjerin Xhuvani.

Me këtë vendim, Gjykata rihap pjesërisht shqyrtimin gjyqësor ndaj Paplekajt. Gjithashtu, Apeli ka vendosur të marrë informacion në lidhje me dy shtetasit, të cilët akuzohen për “Dëshmi të rreme”, kryer në gjykimin e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan si dhe të merret informacion mbi vijimin e procedimit penal të pezulluar për personat, që kanë qëlluar me armë zjarri në vendngjarje.

Gjithashtu, do të kërkohet informacion në lidhje me hetimet që po kryhen për identifikimin e personave të tjerë qe qëlluan në vendngjarje. Në këtë mënyrë, Apeli vendos të rihape shqyrtimin gjyqësor dhe të marrë disa prova të tjera.

Paplekaj i është drejtues disa herë gjykatës, duke kërkuar riekspertim të vrasjes pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021.

Nga i pandehuri me iniciale A.P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë. Përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor, të rindërtohet vendi i ngjarjes, gjë që do të ndihmojë gjykatën të sqarojë mekanizimin e ngjjarjes, të vendoset dhe kryerja e një ekspertimi balistik që të përcaktojë këndin e përdorimit të armëve, drejtimin e  qitjes, pozicionin dhe vendodhjen e qitësave, bazuar në tre grupimet e gëzhojave të fiksuara në vendngjarje. Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale të kryer nga i pandehuri, nga ajo e parashikuar nga neni 79 i K.Penal në “Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”, parashikuar nga neni 82 i K.Penal”, thuhet në kërkesën e Paplekajt.

Gjykata e Elbasanit ka shpallur fajtor ish-efektivin e repartit RENEA, Arbër Paplekaj, duke e dënuar me 22 vite burgim për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese, dënim i cili bie pas rihapjes së procesit.

 

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb