Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në gjykatën e Apelit ku u qëllua me armë zjarri gjatë seeancës gjyqësori gjyqtari Astrit Kalaja.

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, raporton se gjyqtari Kalaja është qëlluar për vdekje në momentin kur po lexonte vendimin gjyqësor.

Lala thotë se gjyqtari i Apelit shqyrtonte vendimin i vetëm pa një trupë gjykuese, por monokratike, dhe në momentin e leximit të vendimit është qëlluar nga Elvis Shkëmbi, nipi i palës paditëse Gjon Shkambi.

Klodiana Lala: Gjyqtari Astrit Kalaja shqyrtonte si trupë, si gjyqtar i vetëm, pasi ka shpallur vendimin, autori i dyshuar Elvis Shkëmbi shoqëronte xhaxhain e tij, tashmë sqarohet se gjyqtari është qëlluar për vdekje sapo ka dhënë vendimin, kundër palës Shkëmbi, gjykatën e kishte vënë në lëvizje Gjon Shkambi,

Fillimisht u tha se mund të ishte ai i dyshuar për ngjarjen pasi policia kishte kërkuyar informacion paraprak lidhur me palën që kishte vënë në lëvizje gjykatën dhe palët që ishin nnë konflikt për godinën e ish-shkollës së Rezervave në Shkodër, një godinë për të cilën ka patur një sagë të gjatë gjyqësore fillimisht në Shkodër e më pas në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ndërkohë pala kundërshtare ishin babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurti.

Gjykata mbetet e rrethuar. Konflikti daton në vitin 1992.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb