GJKKO dënon me 4 vjet burg avokatin Radovan Çela. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Por dënimi ndaj tij konvertohet në 2 vjet e 8 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Radovan Çela është shpallur fajtor pasi ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë për dosjen “Toyota Yaris”.
Ndërkohë, GJKKO dënoi 2 ditë më parë edhe ishp-drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka me 4 vite burg, për të njëjtën çështje.
Skandali me dosjen “Toyota Yaris” ku rezultuan të përfshirë disa funksionarë të drejtësisë në tentativë për të mbyllur çështjen, u zbardh pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky Ecc.
Dosja “Toyota Yaris” ka të bëjë me sekuestrimin e një shume prej 3.4 mln euro të cilat mbërritën në Portin e Durrësit të fshehur në dy automjete.
Gjithashtu, SPAK akuzoi ish-kryeprokurorine Vlorës Aurel Zarka dhe avokatin Radovan Çela edhe për ndërhyrje në lirimin e pronave që iu sekuestruan Suel Çelës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas dëshmisë së Nuredin Dumanit i cili e implikoi atë në disa atentate dhe zbërthimit të bisedave në Sky Ecc ku kishte planifikuar disa herë ekzekutimin e Ardjan Çapjas.
Suel Çela akuzohet edhe për organizatë kriminale e trafik ndërkombëtar droge, nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës por edhe Shqipërisë.
(BalkanWeb)
