Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Daullas, ku një 56-vjeçar  i identifikuar si  Agron Sukulli,  ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Viktima i cili ishte  banor i zonës, është gjetur pa shenja jete nga fqinjët, poshtë rrotës së zetorit të tij, ndërsa dyshohet se ka qenë duke kryer punime për riparimin e mjetit bujqësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e saktë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb