GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliajt për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda.

Sic raporton gazetarja e News24, Klodiana Lala, relatori i çështjes, Bib Ndreca ka vendosur rrëzimin e kërkesës së depozituar më 4 shkurt.

Këtë kërkesë Veliaj e artikuloi që në seancën e 2 shkurtit që u mbajt në GJKKO.

Gjatë seancës së fundit në GJKKO pati përplasje mes kryebashkiakut Veliaj dhe trupit gjykues.

Veliaj braktisi sallën e gjyqit me pretendimin se nuk u dëgjua nga trupi gjykues.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb