GJKKO ka shpallur vendimin për të pandehurit e inceneratorit të Tiranës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Gjykata e Posaçme ka vendosur 3 vite burg për Lefter Kokën, që ulet në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Dënimi ndaj Kokës për këtë çështje shuhet pasi është shlyer prej periudhës së qëndrimit në paraburgim. Por ish-ministri i Mjedisit nuk përfiton lirinë pasi ndaj tij rëndojnë akuzat edhe dosjet e tjera të inceneratorëve.

Koka11
Koka11
Koka22
Koka22
Koka33
Koka33
Koka5
Koka5

Sa i takon ish-zyrtarëve të tjerë të pandehur të kësaj çështje, GJKKO ka dënuar me 2 vite burg Taulant Tushën, ish-drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës.

Gjithashtu, me 2 vite burg janë dënuar edhe Bledar Karoli, Erjon Murataj, Namik Simixhiu e Valbona Ballgjini me këtë të fundit që i konvertohet në shërbim prove.

I vetmi që ka përfituar pafajësi ka qenë Jetmir Llapaj.

Vendimi i GJKKO

Lefter Koka – 2 vjet burg

Bledar Karoli – Dënohet përfundimisht me 2 vjet

Erjon Murataj – 2 vite burgim

Taulant Tusha – 2 vite burgim

Namik Simixhiu – 2 vjet burgim. I hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike 5 vjet

Valbona Ballgjini – 2 vite burgim (Pezullohet dënimi dhe vihet në shërbim prove)

Jetmir Llapaj – Pafajësi

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb