RUSI

Është dënuar me burg kritiku i madh i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, opozitar Alexey Navalny.

Mediet botërore njoftojnë se Navalny është dënuar nga gjykata ruse me 2 vite e gjysmë burg, nën akuzat e shkeljes së rregullave të një dënimi me kusht të vitit 2014, gjatë kohës sa po shërohej në Gjermani pas helmimit me një agjent nervor, për çka ai akuzon Kremlinin.

Kritiku më i ashpër i Presidentit Vladimir Putin u arrestua në një rast që sipas opozitarit është i motivuar politikisht.

Kjo çështje ka shkaktuar protesta në të gjthë vendin dhe reagime nga perëndimi. Edhe sot autoritetet ruse penguan protestat afër ndërtesës, ku u zhvillua seanca kundër Navalny-t, duke arrestuar një numër të konsiderueshëm qytetarësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: