TIRANË

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka marrë sot vendimin për gjobat e vendosur nga KQZ ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Mësohet se KAS ka shfuqizuar gjobitjet në vlerën e 75 mijë lekëve ndaj kryebashkiakut Veliaj.

Kujtojmë se kryebashkiaku Veliaj u gjobit nga KQZ për mosdeklarim dhe promovim të aktiviteteve, pas denoncimit të LSI për vizitat e kryebashkiakut në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Anëtarët e KAS pranuan argumentet e përfaqësuesit ligjor se Bashkia Tiranë e ka nisur raportimin e të dhënave për aktivitetet e saj menjëherë me krijimin të dhënave në faqen e KQZ-së dhe se shtëpitë e inspektuara për shkak të detyrës si Kryetar Bashkie, janë buxhetuar para 24 dhjetorit 2020, datë kur ka hyrë vendimi në fuqi që ndalon buxhetime të tilla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb