Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi sot hapjen dhe rinumërimin e votave në qendrat e votimit që i përkasin KZAZ 21 dhe 22 të Qarkut Durrës.

Vendimi i KAS erdhi pas kërkesës së dy anëtarëve së PD, Elvis Cefa dhe Ledio Braho.

KAS vendosi hapjen dhe rinumërimin e 126 kutive në Durrës bazuar në kërkesën e PD dhe PLL.

Po ashtu u vendos edhe hapja dhe rinumërimi i votave të diasporës për Qarkun Durrës.

Ndërkohë më herët KAS ka vendosur rinumërimin e të gjitha votave partiake dhe të kandidatëve në qarqet Tiranë e Fier me kërkesë, përkatësisht, të PD dhe Nisma Shqipëria Bëhet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb