Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb duket ligjvënësja e PS dhe njëherazi kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve teksa i drejtohet ambienteve të SPAK.
Kujtojmë se Bushka është nën hetim për pengim të hetimeve të kryera nga SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Sipas SPAK, dyshohet se deputetja Bushka ka orientuar dëshmitarët se çfarë të deklarojnë kur të merren në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.
(BalkanWeb)
