Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin për zgjedhjet e 11 majit në katër qarqe të tjera të vendit.

KQZ ka shpërndarë mandatet për deputetët e zgjedhur në Vlorë, Shkodër, Berat dhe Dibër.

Vendimi i bërë publik nga kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, vjen pas vendimit të marrë nga Kolegji Zgjedhor për rrëzimin e ankimimit të bërë nga Partia Demokratike.

PD kishte dorëzuar një ankesë lidhur me procesin zgjedhor të 11 majit, duke pretenduar përpjekje për manipulim të votave, përfshirë edhe ato të ardhura nga Diaspora.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb