DURRES-Krimi në familje vijon të jetë prezent në shoqërinë tonë. Ngjarja e fundit është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit kur një burrë ka vrarë me mjete të forta bashkëshorten e tij pas një konflikti të çastit.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se ngjarja është shënuar në lagjen numër 15 në periferi të Durrësit, kur Ç.Sh. 42 vjeç ka vrarë me mjete të forta gruan e tij Ana Shaholli. Ajo është dërguar në spital nga vetë bashkëshorti, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policise:
Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A. Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.
Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(d.d/BalkanWeb)
