Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

“Më vjen keq nuk jam i përfshirë në asnjë grup kriminal. Janë mashtrime. Nuk jam në hetim”, u shpreh Marinaj pasi doli nga ambientet e SPAK.

Kujtojmë se një vit më parë, Paria Demokratike iu drejtua me një kërkesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj, i cili sipas demokratëve, akuzohej nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb