Është ndërprerë pas vetëm pak minutash nga nisja seanca në Kuvend.

Shkak është bërë fjalimi i mbajtur nga ministrja “Diella” e kabinetit Rama, që është kundërshtuar nga opozita.

Deputetët e opozitës kanë protestuar duke u rënë tavolinave, por mesazhi i “Diellës” u tyransmetua deri në fund.

Më pas opozitarët nuk lejuan kryeministrin Rama të vijonte fjalën e tij nga foltorja, ku deputeti Klevis Balliu u shpreh se “Diella” nuk ka mandat.

“Balliu i hiqet e drejta e fjalës në seancë për ditën e sotme”, tha Peleshi. Ndërsa më pas njoftoi ndërprerjen e seancës për 5 minuta, pas insistimit të Balliut duke pretenduar se mazhoranca po dilte jashtë kornizës Kushtetuese.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb