Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për heqjen nga rendi i ditës për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Me 77 vota kundër, 30 pro dhe një abstenim kërkesa është hedhur poshtë dhe emri i Avokatit të Popullit zgjidhet sot. Vota abstenuese ishte e deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi.
Më herët, opozita deklaroi se kishte tërhequr firmat për kandidatët dhe kërkoi anulimin e procesit. Por për mazhorancën nuk ka kthim pas dhe votimi për Avokatin e Popullit do të realizohet sot.
6 janë kandidatët të cilët do të hidhen për votim në Kuvend, Endri Shabani, Adriana Kalaja, Besim Ndregjoni, Aranita Braho, Skënder Haluci dhe Tartar Bazaj.
