GRAMSH

Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti i rëndë i ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Kërpicë.

Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se një minibus ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka ndërruar jetë një 25-vjeçar e nëntë të tjerë janë plagosur. Nga raportimet e para thuhet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Të dëmtuarit janë nxjerrë nga vendi ku ka rënë minbusi dhe po transportohen për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndërkohë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb