Kryebashkiaku i Cërrikut, Andi Salla do të jetë ministër për Bujqësinë në kabinetin “Rama 4”.
Kryeministri Edi Rama surprizoi me zgjedhjen e bërë gjatë fjalimit të gjatë në Asamblenë socialiste.
Andis Salla pason në këtë dikaster Anila Denajn.
Me emërimin e Sallës në dikasterin e Bujqësisë, Bashkia e Cërrikut shkon në zgjedhje të parakohshme për të zgjedhur kryetarin e ri.
(BalkanWeb)
