Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka paralajmëruar se Vladimir Putin do të vazhdojë luftën me vendet fqinje, nëse lejohet të pushtojë Ukrainën.

Teksa presidenti rus bëri një shfaqje të madhe të fuqisë ushtarake me stërvitjet bërthamore që përfshinin raketa balistike, nëndetëse dhe autokolona tankesh dje, zonja Truss bëri një thirrje të fundit që komuniteti ndërkombëtar të bashkohet për të përballuar agresionin e Moskës.

Truss përdori një intervistë ekskluzive me “The Mail” të dielën për të argumentuar se nëse Putin do të sulmonte Ukrainën do të ishte një pararendës që Rusia të përdorte forcën për të aneksuar më shumë ish-shtete sovjetike.

“Ne duhet të ndalojmë Putinin, sepse ai nuk do të ndalet në Ukrainë. Ai ka qenë shumë i qartë – ambicia e tij nuk e çon vetëm në marrjen e kontrollit të Ukrainës, ai dëshiron ta kthejë kohën pas në mesin e viteve 1990 apo edhe para kësaj”, tha ajo.

“Shtetet baltike janë në rrezik… edhe Ballkani Perëndimor. Putini i ka thënë të gjitha këto publikisht, se ai dëshiron të krijojë Rusinë e Madhe, se ai dëshiron të kthehet në situatën siç ishte më parë, ku Rusia kishte kontroll mbi zona të mëdha të Evropës Lindore. Pra, është kaq e rëndësishme që ne dhe aleatët tanë t’i kundërvihemi Putinit. Mund të jetë Ukraina javën e ardhshme, por cili vend do të jetë më pas?’

Fjalët e Sekretares së Jashtme erdhën ndërsa Boris Johnson paralajmëroi se një pushtim rus i Ukrainës mund të shkaktojë “shkatërrimin e një shteti demokratik” dhe “tronditjet do të ketë jehonë në mbarë botën”.

Duke folur sot në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, kryeministri tha se “oguret janë të zymta” nga Rusia për mundësinë e një pushtimi në ditët në vijim dhe se Bota nuk mund të “nënvlerësojë gravitetin e këtij momenti”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: