Pas protestës së zhvilluar pasditen e djeshme për shembjen e Teatrit Kombëtar, policia e Tiranes ka proceduar penalisht disa prej artisteve.

Gazetarja Dorjana Bezat tha per “BalkanWeb” se kanë nisur procedimin për artisët Robert Budina, Neritan Liçaj, Adriana Kalaja, Artan Manushaqa, Arkimed Lushaj (Stresi).

Sipas burimeve këta artistë kanë marrë pjesë në protestën e paligjshme, duke kundërshtuar punonjësit e rendit publik, prishur qetësinë publike dhe penguar qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Më herët, efektivët arrestuan edhe Arben Qyranin, sepse sipas tyre, ka hedhur sende e lëndë piroteknike në drejtim të turmës, duke iu rrezikuar jetën personave të pranishëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb