Përfundon pas 7 orësh seanca ndaj Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese.

Ish-kryebashkiaku niset drejt paraburgimit në Durrës ndërsa Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë në 30 ditët në vijim nëse do të pranojë ankesën e Veliajt apo do të lërë në fuqi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, kundërshton vendimin e qeverisë për shkarkimin nga detyra. Ai e ka cilësuar si “fyerjen më të rëndë të jetës” argumentin zyrtar të largimit të tij për “mungesë tre mujore në detyrë”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb