Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje, në aksin Fushë Krujë-Ishëm.

Mësohet se dy makina tip “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur rëndë tre persona.

Nga të dhënat e para, raportohet se personat e plagosur janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Ndërkohë, policia pritet të nisë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb