TIRANE– Një dyqan interneti është grabitur nga persona të maskuar dhe të armatosur në kryeqytet mbrëmjen e sotme.
Mësohet se grabitja ka ndodhur në rrugën “Bardhyl”, ndërsa dyshohet se autorët kanë përdorur pistoletë lodër.
Pasi kanë kërcënuar shitësen e dyqanit grabitësit kanë marrë xhiron ditore (rreth 30 mijë lekë të vjetra) dhe janë larguar me shpejtësi.
Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes. Pritet marrja në pyetje e shitëses së dyqanit si dhe këqyrja e kamerave të sigurisë për zbardhjen e ngjarjes.
(d.d/BalkanWeb)
