Procesi i votimit në Karbunarë të Lushnjes është pezulluar përkohësisht, pasi kandidati i Partisë Demokratike ka bllokuar me automjet derën hyrëse të Qendrës së Votimit.
Ngjarja është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb, ndërsa detajet mbi identitetin e kandidatit dhe motivet e veprimit të tij janë ende të paqarta.
Autoritetet zgjedhore dhe policia janë në terren për të zgjidhur situatën dhe për të garantuar rifillimin e menjëhershëm të procesit të votimit. Deri në momentin e pezullimit, nuk raportohet për incidente të tjera në këtë zonë.
