BILISHT– Një person është plagosur me armë zjarri në një lokal në qytetin e Bilishtit mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ndërsa mësohet se i plagosuri është Erion Çollaku 45 vjeç.

plagosje-ne-bilisht

Ai është qëlluar në zonën e barkut dhe është transportuar në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja ka ardhur pas një konflitki për motive të dobëta. Autori i dyshuar është A.O, rreth 50 vjeç, i cili eshte shpallur në kërkim.

plagosje-ne-bilisht-1

Informacion paraprak:
Më datë 03.05.2018, rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në një lokal në Bilisht, shtetasi A.O, rreth 50 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.C. rreth 45 vjeç, të dy banues në Bilisht.

plagosje-ne-bilisht--2jpg

Ky i fundit aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e tij.

plagosje-ne-bilisht3

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb