Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Mitat Hoxha”, në zonën e njohur si “Ekualipsi”, ku një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti mes dy personash.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave. Deri tani, nuk janë bërë të ditura detaje mbi identitetin e personave të përfshirë apo shkakun e konfliktit.
Gjatë konfliktit raportohet se një prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tjetër në rrugë, duke shtuar panikun mes kalimtarëve.
Policia ka nisur hetimet dhe pritet një njoftim zyrtar për dinamikën e plotë të ngjarjes në orët në vijim.
