Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesnatën e kaluar në Kavajë.

Policia njofton se është plagosur në këmbë shtetasi Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se autor i ngjarjes është shtetasi Emiljano Sina, ndërsa i plagosur ka mbetur 34-vjeçari Shkëlzen Shehu.

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon kontrolli  i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: