VLORË

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se plagosja ka ndodhur pranë Lungomares.

Nga të dhënat e para, gazetari Mehmeti bën me dije për “BalkanWeb” se i plagosur ka mbetur shtetasi Ergys Lika. Ky i fundit është paraqitur në spital i plagosur në të dyja këmbët.

Nuk dihen ende arsyet e plagosjes, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: