Policia e Tiranës njofton se rreth orës 23:00, në spital është vetëparaqitur shtetasi R. Ç., rreth 27 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet si pasojë e të shtënave me armë zjarri në zonën e njohur si “Zona e Treshit” në kryeqytet.
Blutë sqarojnë se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 23:00, është vetëparaqitur në spital shtetasi R. Ç., rreth 27 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj.
(BalkanWeb)
