Të shtëna me armë zjarri te Gjykata e Apelit.
BalkanWeb dhe News24 mësojnë se është qëlluar drejt një gjyqtari brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Gjyqtari i qëlluar është Astrit Kalaja, i cili mbeti i plagosur por humbi jetën teksa dërgohej me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.
Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policore, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes i cili është identifikuar si Gjon Shkëmbi.
