DURRËS

Është sekuestruar ditën e sotme hotel “Vollga” në Durrës, nga Agjencia e Administrimit të Pasurive.

Nga të dhënat e para, mësohet se kërkesa për sekuestrimin e tij është bërë nga SPAK dhe është pranuar nga Gjykata e Posaçme.

“BalkanWeb” sjell pamjet e para, ku shihet hotel “Vollga” i rrethuar me shiritin e kuq.

Në periudhën e privatizimeve, ky hotel i kaloi një pronari që pretendonte pronësinë e saj. Ndërsa në vitin 2011, ky hotel i kaloi Emiljano Shullazit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb