MARTANESH

Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në minierën e Martaneshit.

Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” se ka rrjedhur gazi një galeri, ku dyshohet se ka bllokuar brenda disa minatorë.

Në videot e para nga vendngjara, që gazetari Doçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb”, shihet momenti kur një minator i plagosur niset me helikopter drejt Tiranës.

Katër autoambulanca dhe policia janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes, ndërsa është kërkuar ndihmë edhe nga Dibra e Burreli.

Miniera e kromit ndodhet në fshatin Thekën të Martaneshit, ndërsa priten detaje të reja në vijim.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb