Shtyhet procesi për ish- kryetarit të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se prokurori Elvin Gokaj ka kërkuar kohë për të integruar në mënyrë të plotë qëndrimet e mbrojtjes në konkluzione.

Seanca e radhës për dhënien e pretencës u caktua për datën 2 korrik, ora 08:30.

Jorgo Goro akuzohet për shpërdorim detyre në mënyrë në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës të bashkisë Himarë Vasillaq Strakosha gjithashtu i pandehur në këtë dosje.

Çështja është ngritur pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili akuzon Goron se në vitin 2016 ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 metra katrorë tokë duke ia kaluar Arqile Bollanos, i komanduar si pasues në krye të Bashkisë Himarë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb