Prokurorët e Posaçëm do të paraqiten në paraburgimin e Durrësit, për t’i komunikuar akuzat kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Veliaj po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë për akuzat e korrupsionit, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Veliaj përballet edhe me akuzën e futjes së paligjshme të sendeve në ambientet e paraburgimit, pasi ka përdorur një celular të një punonjësi të burgjeve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb