Mëngjesin e sotëm janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në lagjen 17, e quajtur si lagjia e Radenecit. Siç bën me dije për “BalkanWeb” gazetarja Lorena Kodra, policia ka gjetur 5 gëzhoja në vendngjarje.

Po ashtu mësohet se edhe autori është identifikuar nga policia. Ky i fundit, ka qëlluar në ajër për arsye ende të panjohura dhe është larguar.

Policia sakaq ndodhet në vendngjarje, ndërsa agjentët janë vënë në kërkim të autorit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: