TIRANE– Disa të shtëna me armë zjarri tronditën mbrëmjen e sotme Tiranën, ku për pasojë një 42-vjeçar humbi jetën. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Devi Kasmi, i cili pak kohë më parë kishte ndryshuar edhe emrin, pasi e kishte pasur Dëfrim.

“BalkanWeb” mëson se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e spitalit të fëmijëve në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’, në krah të urgjencës së Pediatrisë dhe pranë zyrave të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Viktima në ambulancë

viktimaa

‘BalkanWeb’ mëson se viktima sapo kishte dalë nga banesa e tij, kur është përballur me atentatorët, ndërsa në brez mbante dy pistoleta, të cilat u gjetën në vendin e ngjarjes. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BW’ se kanë qenë dy persona të pajisur me skafandra, ndërsa pasi njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri dhe janë larguar me shpejtësi me një motor në drejtim të SHISH. Kasmi është një emër i njohur për policinë, pasi dyshohet të jetë autor i një vrasjeje, ndërkohë që për të vijonin hetimet.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Policia po kreh zonën dhe ka ngritur postblloqe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Informacion paraprak
Rreth ores 18.44 ne Sallen operative ka ardhur nje telefonate se ne rrugen “Kongresi i Manastirit” ka te shtena me arme. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forca te shumta polici ku ka rezultuar se:

Ne nje rrugice qe lidhet me rrugen Kongresi i Manastirit, ne afersi te Morgut eshte vrare me arme zjarri shtetasi D.K, 41 vjeç. Jane ngritur pika te shumta kontrolli, si dhe po krihet zona. Grupi hetimor ne vendngjarje po fikson dhe grumbullon çdo prove qe mund te çoje ne identifikin e autoreve.
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb