Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka përjashtuar Klevis Balliun pas tensioneve në Kuvend. Kryeparlamentarin u ka tërhequr vëmendjen edhe të gjithë deputetëve që sipas tij po thyejnë Rregulloren.

Garda a ndërhyrë disa herë të heqë deputetët e opozitës nga karriget e ministrave, por nuk ia ka dalë dot.

Opozita kërkon arrestimin e Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë.

Ndërkohë Balliu rrëzoli edhe karrigen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Berisha: Silleni Lubinë këtu, sill hajduten këtu.
Sill Palloshin këtu!
Silleni hajdutin këtu.
Sill pengmarrësin Agasin këtu.
Parlament nuk ka më.
Po nuk sollët Agasin dhe Lubinë, parlament nuk ka më.
Mos mbroni krimnelët.
Nuk ka parlament pa dorëzuar kriminelët.
Ose Lubia dhe Agasi para ligjit, ose parlament nuk ka.
Ku është Lubia? Sill Lubinë këtu.
Sill Agasin.
E sheh, vjen me të bardha si në dasëm kjo, kjo feston, po parlament nuk ka pa ardhur Belinda këtu

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb