Tensione në Kuvend.
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka ndezur në vendin ku ulen ministrat flakadanë. Ndërkohë i kanë hedhur bidonë me ujë dhe drejt kreut të Kuvendit Niko Peleshi.
Garda ka ndërhyrë për qetësimin e situatës, por opozita nuk lëshon vendet e ministrave.
Ndërkohë në kakofoni e sipër dëgjohet Erjon Braçe që thotë: Ky është Kuvendi që duam?
Opozita nga ana tjetër nuk ndalon akuzat drejt mazhorancës dhe Belinda Ballukut.
vijon/…
