Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi ndërpret seancën për herë të dytë pas tensioneve në sallë.

Ishte Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist që propozoi kalimin në votim të çështjeve që ishin sot për shqyrtim, pasi sipas tij opozita dëshiron që të ketë tensione në sallën e Kuvendit dhe të mos vijohet normalisht me rendin e ditës.

“Fjala për procedurë merret vetëm një herë. Kam parë këtu kanë ndodhur shumë gjëra sot, z. Kryetar. Keni përjashtuar nga e drejta e fjalës një deputet. Për procedurë, konstatoj se pjesa tjetër e sallës nuk do që të hyjmë në rendin e ditës, e për pasojë propozoj kalimin në votim. Ju lutem, hidheni në votim propozimin tim për 4 pikët e rendit të ditës. Janë 4 rezoluta, ndërkohë shqyrtimi i mocioneve me debat të kalojë në seancën pasardhëse. Hidheni në votim!”, tha ai.

Ndërkohë kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka njoftuar 10 minuta pushim, me shpresën që sipas tij atmosfera në Kuvend të kthehet në normalitet dhe seanca të vijojë sipas rendit të ditës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb