Shpërthim me lëndë plasëse në një makinë në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”. Mësohet se mjeti ishte në pronësi të shtetasit Olsion Klosi, 36 vjeç.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.03.2026, rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit Olsion Klosi, 36 vjeç.
Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
